“Jam qytetar i ndershëm”/ Erogen Vaso merret në pyetje: S’kam konflikt me Ragip Gilën! Çfarë dyshon policia

3
“jam-qytetar-i-ndershem”/-erogen-vaso-merret-ne-pyetje:-s’kam-konflikt-me-ragip-gilen!-cfare-dyshon-policia
“Jam qytetar i ndershëm”/ Erogen Vaso merret në pyetje: S’kam konflikt me Ragip Gilën! Çfarë dyshon policia

Është marrë në pyetje nga oficerët e policisë kriminale Erogen Vaso Brajoviç, që dyshohet se ishte shënjestra e masakrës së ndodhur ditën e djeshme në mes të Shkodrës.

Ai i mbijetoi atentatin, por jo dy miqtë e tij, Armando Pali dhe Liridon Krahja.

Gazetarja Dorjana Bezat mëson se para grupit hetimor ai ka rrëzuar alibinë e autorit Ragip Gila, duke thënë se nuk e njeh dhe nuk ka pasur asnjë konflikt me të.

“Nuk kam konflikte, jam biznesmen, qytetar i ndershëm dhe kam kontribute në komunitet”-ka thënë ai.

Nga ana tjetër Ragip Gila pretendon se para disa muajsh, Erogen Vaso i ka ndërprerë rrugën me makinë të blinduar dhe e ka sharë.

Policia dyshon se vrasja është me pagesë.