Joz Marku konfirmon: Kam dasmë në Kosovë javën tjetër

2

Këngëtari i njohur, Joz Marku, ka hapur një bisedë me ndjekësit e tij në Instastory, ku ndau disa të vërteta dhe sqarime për karrierën dhe jetën personale.

Një prej pyetjeve që mori më shumë vëmendje ishte: “A këndon ende në dasma në Kosovë?”. Jozi u përgjigj me qartësi: “Po, bëj dasma, madje javën tjetër kam një në Kosovë”.

Me këtë përgjigje, ai i dha fund hamendësimeve të disa ndjekësve, të cilët pas incidentit të përfolur me Gjestin kishin sugjeruar se ai mund të humbiste interesin nga organizatorët e dasmave në Kosovë.

Përkundrazi, duket se Jozi vazhdon të jetë i angazhuar dhe i kërkuar në mbrëmje dhe evente festive.

Gjatë bisedës virtuale, ai mori edhe shumë komplimente dhe mbështetje nga fansat, të cilët vlerësuan energjinë e tij në skenë dhe qëndrimin pozitiv.

Ndjekësit nuk kursyen as pyetjet rreth fizikut të tij, pasi Jozi shpesh ndan fotoggrafi ku tregon muskujt e tonifikuar.

Disa e pyetën rreth palestrës, duke u treguar kuriozë për stilin e jetës që mban.

Ky komunikim i hapur me fansat konfirmon edhe njëherë lidhjen e fortë të Jozit me publikun dhe dëshirën e tij për të qëndruar pranë tyre, pa filtra dhe me sinqeritet.