
Një dëshmitar okular ka treguar momentet e fundit të jetës së 3 shqiptarëve që humbën jetën në një aksident tragjik në autostradën Egnatia, pasi u dogjën brenda mjetit ku udhëtonin.
Makina e tyre shpërtheu në flakë duke u marrë jetën, ndërsa vetëm një grua arriti që të mbijetonte nga aksidenti i rëndë që ndodhi pasditen e së hënës.
“Mund t’i dëgjonim të tre personat duke na lutur t’i nxirrnim jashtë. ‘Na nxirrni jashtë, na nxirrni jashtë’. Ata bërtisnin ‘ndihmë, na nxirrni jashtë, na shpëtoni’. Po digjeshin të gjallë. I pamë me sytë tanë dhe të tre ishin karbonizuar. Nuk mundëm t’i nxirrnim jashtë, ishin bllokuar”, tha dëshmtari për ANT1.
Duke shpjeguar se çfarë ndodhi, ai tha gjithashtu se “Brenda një sekonde të shkurtër, makina mori flakë. Filloi të bënte shumë shpërthime. Zjarri vinte nga kamioni. Ishte i shpejtë.”
Viktimat po ktheheshin nga një dasmë
Viktimat e aksidentit tragjik me makinë janë Viktor Bushi 59-vjeçar, gruaja e tij 57-vjeçare, Marianka, dhe një miku i tyre Klarenc Kacaj, 61-vjeç i cili ishte ulur në sediljen e pasagjerit.
Marianka ishte ulur në sediljen e pasme të makinës pranë gruas 49-vjeçare të Klarenc Kacaj.
Mardalena Kaçaj është e vetmja e mbijetuar pasi arriti të dilte nga makina që po digjej.
Të katërt po ktheheshin nga një dasmë në Xanthi, ndërsa në makinën e dytë që goditi kamioni udhëtonin vajza e Viktorit dhe Mariankës, dhëndri i tyre si edhe nipi e mbesa e viktimave, të moshës 4 dhe 6 vjeç.
Kur kamioni goditi makinën që drejtohej nga 59-vjeçari, ata më pas u përplasën me makinën në të cilën udhëtonin vajza e tij shtatzënë, bashkëshorti i saj dhe dy fëmijët e tyre.
Të dyja makinat ishin duke shkuar për në Ksanthi, në një radhë 600 metrash te pika e pagesës. Një zjarr shpërtheu në vendngjarje, duke rezultuar në vdekjen e shoferit 59-vjeçar, bashkëshortes së tij dhe mikut të tij.