“Ka mbetur e paralizuar pas ishemisë”/ Egla Ceno zbulon si është gjendja shëndetësore e nënës së saj: Po luftojmë…

1
“ka-mbetur-e-paralizuar-pas-ishemise”/-egla-ceno-zbulon-si-eshte-gjendja-shendetesore-e-nenes-se-saj:-po-luftojme…
“Ka mbetur e paralizuar pas ishemisë”/ Egla Ceno zbulon si është gjendja shëndetësore e nënës së saj: Po luftojmë…

Aktorja e dashur për publikun shqiptar, Egla Ceno, zbuloi pak ditë më parë një moment të vështirë që po kalonte nëna e saj. Përmes një postimi në profilin e saj në “Instagram”, ajo tregoi se e ëma kishte përjetuar një ishemi të papritur. Fituesja e “Big Brother VIP 3” tregoi gjithashtu se falë ndërhyrjes së mjekëve, nëna e saj ishte më mirë.

Ndërkohë një ditë më parë, Egla ka bërë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj dhe pyetja e parë që i kanë bërë ka qenë pikërisht në lidhje me gjendjen shëndetësore të nënës së saj.

“Si është mami Egla?”, ishte pyetja drejtuar aktores së njohur, e cila ka zbuluar se ajo është jashtë rrezikut, por ka ngelur e paralizuar.

“Mami është jashtë rrezikut por ka mbetur e paralizuar pas ishemisë. Tani po luftojmë bashkë që të përmirësohet. Po ndjekim çdo hap t ë mjekimit”, ka shkruar Egla në një postim në “Instastory”.

after content