
Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Kader Kicaj, ka ngritur temperaturat në rrjetet sociale me paraqitjen e saj më të fundit.
Bukuroshja ka ndarë me ndjekësit një foto ku shfaqet me një veshje me motive leopardi, teksa vihet re se ka zgjedhur të mos mbajë reçipeta, duke ekspozuar format e saj bombastike, raporton ORAinfo.
Kaderi prej kohësh është mjaft aktive në rrjete sociale, ku shpesh tërheq vëmendjen me pozat e guximshme dhe stilin provokues.
Fansat e saj nuk kanë munguar ta “vërshojnë” me komente dhe pëlqime, duke e cilësuar si një nga femrat më tërheqëse të showbiz-it shqiptar. /ORAinfo/