Kaderi ndez rrjetin nga bregdeti – shfaqet përvëluese në bikini

3

Ish banorja e Big Brother VIP Kosova, Kader Kicaj, po shijon ditët e nxehta të verës buzë detit dhe nuk harron të ndajë me ndjekësit imazhe të nxehta nga pushimet e saj.

Bukuroshja ka postuar një fotografi mahnitëse ku shfaqet me bikini shumëngjyrëshe dhe me detaje në formë ylli deti, teksa pozon nën rrezet e diellit.

Me linjat perfekte dhe stilin unik, Kaderi ka marrë gjithë vëmendjen e rrjeteve sociale, raporton ORinfo.

Pamja elegante, vetëbesimi dhe prezenca e saj në këtë imazh kanë bërë që komentet e ndjekësve të jenë të shumta, duke e komplimentuar për dukjen e saj magjepsëse.

Modelja dhe influencuesja e njohur vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar të showbiz-it shqiptar, dhe ky postim është vetëm një tjetër dëshmi e kësaj. /ORAinfo/