Kali që u bë viral është tashmë i sigurt/ U dogj nga zjarri në Delvinë, zbuloni emrin që i kanë vendosur

2
kali-qe-u-be-viral-eshte-tashme-i-sigurt/-u-dogj-nga-zjarri-ne-delvine,-zbuloni-emrin-qe-i-kane-vendosur
Kali që u bë viral është tashmë i sigurt/ U dogj nga zjarri në Delvinë, zbuloni emrin që i kanë vendosur

Kali që pësoi djegie nga zjarret në Delvinë dhe që u bë viral në rrjetet sociale, tashmë i sigurt dhe në gjendje të mirë. Aktivisti Endri Goxhaj ka publikuar një video të fundit të kalit që ndodhet në një strehimore dhe po merr ushqim e ujë.

Kafsha ka marrë të gjitha mjekimet e nevojshme nga veterineri dhe vijon të jetë nën mbikëqyrje. Kali tashmë ka edhe një emër. Aktivistët e kanë quajtur “Delvina”. Emri i zgjedhur pikërisht për shkak të qytetit që u rrethua nga flakët dhe përjetoi situatën më të rëndë nga zjarret.

“E quajtëm Delvina. Ka mbërritur në strehimore dhe tashmë është e sigurt në stallë. Ka pirë ujë, ka ngrënë, dhe veterineri i ka bërë infuzione bashkë me të gjitha mjekimet e nevojshme. Do t’ju mbajmë të përditësuar. Ndërkohë le të lutemi që gjithçka të shkojë mirë. Misioni vazhdon”, thotë aktivisti Endri Goxhaj.

after content