“Kanë kryer krim të rëndë”- Raporti i SHBA, Berisha: McGonigal ishte agjent i paregjistruar, lidhjet e tij me Ramën! Janë takuar dy herë në Shqipëri dhe njëherë në Nju Jork

2
“kane-kryer-krim-te-rende”-raporti-i-shba,-berisha:-mcgonigal-ishte-agjent-i-paregjistruar,-lidhjet-e-tij-me-ramen!-jane-takuar-dy-here-ne-shqiperi-dhe-njehere-ne-nju-jork
“Kanë kryer krim të rëndë”- Raporti i SHBA, Berisha: McGonigal ishte agjent i paregjistruar, lidhjet e tij me Ramën! Janë takuar dy herë në Shqipëri dhe njëherë në Nju Jork

Berisha: Raporti i inspektorit të Përgjithshëm, kishte dy tipare të rëndësishme që duhet mbajtur parasysh. Së pari zbulonte me terma konkrete aktivitetin e McGonigal si një agjent i paregjistruar kinez, me Dorian Duckën.

Së dyti zbulonte një dimension të papërmendur për dy shtetas izraelitë dhe një izraelito afrikan, të cilët sot janë anturazhi i Edi Ramës me shumë gjasa.

Së pari Inspektori i Përgjithshëm fakton se McGonigal është takuar në Shqipëri dy herë dhe në Nju Jork me Edi Ramën për të cilin miqësia me McGonigalin ishte një krenari, pastaj tha mik.

Ka kryer veprimtari të përbashkët kriminale me Edi Ramën së pari në pagesat që ka marrë në luftë kundër opozitës shqiptare.

Së dyti në ndërhyrjen e ndryshimit të licencave të naftës kundrejt shumave marramendëse

Së treti në angazhimin e institucioneve amerikane për hetime private për llogari të Edi Ramës dhe Tom Doshit në Vjenë.

Pra një veprimtari për të gjitha ata që duan të paraqesin se kreu shqiptar i organizatës kriminale Ramaduro McGonigal nuk ka shkelur ligjet amerikane, u them vetëm se gabohen.

Të korruptosh një zyrtar të lartë amerikan kryen një krim të rëndë. Të përdoresh FBI në hetime kundër opozitës ke kryer një krim të rëndë antikushtetues.

vijon