
Në fshatrat Kullollas, Bletës dhe Menkollarë të Gramshit, nga zjarri masiv janë përfshirë dhe banesa, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se disa banorë kanë mbetur të bllokuar dhe situata është kritike.
Po ashtu dyshohet se edhe ekipet e zjarrfikësve që janë nisur për të evakuar banorët janë bllokuar nga zjarri.
Prej tymit të dendur, nuk mund të afrohen as ambulancat, as zjarrfikësit dhe as autoritetet.
Një grua raportohet se është bllokuar në fermë me dy fëmijët e saj në Bulçar të Gramshit, e cila kërkon ndihmën e autoriteteve.
Autoritetet kanë dhënë urdhër evakuimi për banorët e tre fshatrave: Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë, për të shmangur rreziqet e flakëve që po përparojnë me shpejtësi.