Kelly tregon arsyen e shkëputjes nga muzika, zbulon problemin serioz shëndetësor

1
kelly-tregon-arsyen-e-shkeputjes-nga-muzika,-zbulon-problemin-serioz-shendetesor
Kelly tregon arsyen e shkëputjes nga muzika, zbulon problemin serioz shëndetësor

Këngëtari dhe ish-banori i ‘Big Brother VIP Albania’, Kelly ka ndarë me ndjekësit e tij një lajm të trishtë për gjendjen e tij shëndetësore.

Ai ka zbuluar se arsyeja e mungesës së tij nga koncertet dhe ekrani nuk ka qenë rastësore, por për shkak të një problemi serioz shëndetësor.

“Prej disa kohësh po përballem me një paralizë faciale që më ka ndalur gjysmën e fytyrës dhe qafës, duke prekur edhe kordat zanore,”- shkruan ai, duke treguar se kjo gjendje i ka sjellë vështirësi të mëdha shpirtërore.

Artisti pranon se nuk është e lehtë të shohësh veten ndryshe, por falë ndihmës së mjekëve, besimit tek Zoti, forcës që i jep familja dhe dashurisë së fansave, ai shpreson ta kalojë këtë sfidë.

“Shumë shpejt do jem pranë jush, më i fortë dhe me më shumë energji se kurrë. Ju dua,”- përfundon mesazhin e tij Kelly, duke lënë të kuptohet se muzika mbetet motivimi më i madh për të.

 

 

Kujtojmë se kur ishte pjesë e ‘Big Brother VIP Albania’, Kelly ka treguar se bashkëshortja e tij, është e prekur nga kanceri. Nuk dihet ende sesi është gjendja e saj, por e trishtë është fakti që çifti po kalon në beteja të tilla shëndetësore.