Seanca zhvillohet në orën 10:00, ndërsa përfaqësuesit e tij ligjorë kanë parashtruar argumentet për lirimin e tij nga qelia. Zhvillohet sot në GJKKO seanca për ish-Presidentin Ilir Meta, i cili ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë.
Seanca e kaluar u shty pikërisht për shkak të kërkesës së avokatit të Ilir Metës, Kujtim Cakrani, i cili kërkoi që çështja për masën e sigurisë duhet të shqyrtohet nga avokati që e ka ndjekur dosjen në hetimin fillestar, Erjon Çela, dhe jo nga gjyqtari i posaçëm Erjon Bani.
Gjyqtari Çela ishte me pushime javën e kaluar, e për këtë arsye shqyrtimi i kërkesës ju caktua Banit si gjyqtar i gatshëm. Por ky i fundit shpalli moskompetencë.
Ish-presidenti akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, për çështjet që kanë të bëjnë me dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA. Ai u arrestua më 21 Tetor 2024 dhe që prej atij momenti qëndron në paraburgim me masë “arresti në burg”.