Kërkon lirinë nga burgu, caktohet data kur do shqyrtohet kërkesa e Ilir Metës

1
kerkon-lirine-nga-burgu,-caktohet-data-kur-do-shqyrtohet-kerkesa-e-ilir-metes
Kërkon lirinë nga burgu, caktohet data kur do shqyrtohet kërkesa e Ilir Metës

Gjykata e posaçme cakton datën 13 gusht, ora dhjetë si ditën kur do të shqyrtohet kërkesa e Ilir Metës i cili ka kërkuar heqje të masës arrest në burg. Siç bëjnë me dije burimet e gazetares së TCH Anila Hoxha kjo datë është caktuar nga gjyqtari i hetimit paraprak Erjon Cela që do të ndërpresë pushimet e verës dhe do të kthehet në punë, pasi javën e kaluar gjyqtari i gatshëm Erjon Bani shpalli mos kompetencën.

Ilir Meta javën e kaluar përmes avokatit insistoi se kërkesa e tij duhet shqyrtuar nga gjyqtari i çështjes e po ashtu duhet të jenë të pranishëm dhe njëri nga prokurorët e dosjes.

after content