
Edhe pse ka qëndruar për një kohë të gjatë larg skenës muzikore, duket se Genta Ismajli po rikthehet fuqishëm.
Këngëtarja ka paralajmëruar një projekt të ri në bashkëpunim me Luana Vjollcën, i cili pritet të publikohet shumë shpejt. Lajmin e bëri të ditur përmes një videoje që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.
Në këtë paraqitje të fundit, Genta shfaqet me një stil tërësisht të ri, shkruan Kosovarja.
E veshur me të kuqe dhe me flokë biondë, ajo duket më ndryshe se kurrë, duke i shtuar imazhit të saj një freski që është komentuar.