Kiara i bën dhuratën më të bukur Luizit për ditëlindje

3

Këngëtari i njohur Luiz Ejlli feston sot 40-vjetorin e lindjes.

Në këtë ditë të veçantë, Luizi është shprehur më i plotësuar se kurrë më parë, duke thënë “M’u deshën plot 40 vite që të kisha gjithçka që kam ëndërruar.”

Dhurata më e çmuar për këtë përvjetor të rëndësishëm është vajza e tyre, Luna Mari, që Kiara i ka dhuruar si bekimin më të madh në jetë, shkruan Kosovarja.

Ky përvjetor nuk është vetëm një numër për Luiz Ejllin, por një reflektim i një kapitulli të ri të jetës, ku dashuria, familja dhe përmbushja personale marrin kuptimin më të thellë.