Këngëtarja e dashur për publikun, Çiljeta Xhilaga, ka ndarë së fundmi një rrëfim shumë personal dhe të ndjeshëm për dëshirën e saj të madhe për t’u bërë nënë e një vajze.
Teksa ishte e ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë”, ajo zbuloi se prej dy vitesh është duke u përpjekur për ta sjellë në jetë një vajzë, por për shkak të disa problemeve hormonale, rruga nuk ka qenë e lehtë.
“Ne kemi dy vjet që po përpiqemi të bëjmë një vajzë. Unë kam një problem hormonal. Do doja shumë ta kisha një vajzë”, tha ajo me sinqeritet.
Çiljeta tregoi gjithashtu se disa vite më parë ka kaluar një abort spontan, i cili ka komplikuar disi mundësinë për një shtatzëni tjetër. Megjithatë, ajo nuk ka humbur shpresën dhe vazhdon të jetë nën kujdes mjekësor.
“Para 2-3 viteve, kur kisha një abort spontan, mu komplikua pak kjo gjëja. Jam vizituar, por të shohim. Kam kohë dhe dy vjet për ta bërë, po ma dha Zoti dhuratë”, përfundoi këngëtarja e njohur. / Shqip