
Agnesa, personazhi mjaft i ndjekur në TikTok, po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet me videot e saj argëtuese ku në qendër të vëmendjes është vjehrri i saj.
Familja jeton në diasporë dhe shpesh ndajnë situata komike nga përditshmëria e tyre, ku vjehrri luan rolin e një personazhi të çiltër e shpesh të papritur.
Edhe pse më rrallë, në video shfaqet edhe vjehrra.
Me humorin e tyre të natyrshëm, Agnesa dhe familja e saj janë kthyer në personazhe të njohur, por edhe mjaftë të komentuar./Kosovarja