Koha kur Shkurte Fejza dhe Ibrahim Rugova punonin për një qëllim

3
koha-kur-shkurte-fejza-dhe-ibrahim-rugova-punonin-per-nje-qellim
Koha kur Shkurte Fejza dhe Ibrahim Rugova punonin për një qëllim

Gresa Behluli ka ndarë me ndjekësit një fotografi të rrallë të nënës së saj, këngëtares Shkurte Fejza, së bashku me Presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Fotoja është realizuar në kohën kur Rugova po udhëhiqte përpjekjet për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Kjo periudhë ka qenë simbol i bashkimit të zërit politik me atë artistik, shkruan Kosovarja.

Shkurte Fejza konsiderohej si zëri i dhimbjes dhe vuajtjes së popullit, ndërsa Rugova ishte figura kryesore e rezistencës paqësore.