
Ditën e enjte në datë 18 rreth orës 04:45, të mëngjesit është ushtruar kontroll me informacion operativ, nga forcat e sigurisë së IEVP Peqin, ku kanë konstatuar dhe kanë kapur shtetasin Indrit Shaqja, i dënuar me burgim të përjetshëm për veprën penale vjedhje me pasojë vdekje në bashkëpunim neni 141 dhe 25, dënuar dhe më parë për futjen e sendeve neni 224, duke përdorur një aparat celular iPhone 16.
Më datë 21 rreth orës 09:00 është ushtruar kontroll në të gjithë IEVP Peqin, ku janë përfshirë mbi 250 forca dhe nuk janë gjendur sende të jashtë ligjshme.
Top Channel