Krahas Gjestit, edhe Egli Tako paralajmëron këngë të re – a po vijnë në bashkëpunim?

1

Fituesi i Big Brother VIP Albania 4, Gjesti, tashmë ka njoftuar fansat se po vjen me një këngë të re.

Ai fshiu të gjitha postimet në Instagram, duke publikuar një fotografi të re, me anë të së cilës njoftoi edhe pprojektin.

Menjëherë pas tij ka qenë edhe Egli Tako që ia bëri me dije ndjekësve se ka gati këngën e re.

Siç shihet ata po vijnë me një bashkëpunim që do të jetë befasi për fansat e shumtë të dyshes.

Të njëjtit duket se po shijojnë lidhjen e tyre të krijuar në BBVA, jashtë shtëpisë e larg kamerave.

Sidoqoftë, mbetet për t’u parë në vazhdim se çfarë po sjell çifti dhe se si do të jetë ky projekt.

Vlen të ceket se kanë kaluar vetëm dhjetë ditë që nga mbarimi i edicionit të katërt të Big Brother.