Shfaqja e radhës në telenovelën e showbiz-it shqiptar vjen nga Ibiza; me protagonist Krenar Çoçaj, ish-i dashuri i Luana Vjollcës dhe biznesmen që më shumë përmendet për zemrat që thyen sesa për bizneset që ndërton. Në foton ekskluzive publikuar nga Iconstyle, Çoçaj shihet ngjitur me Endi Demnerin, fituese e kurorës Miss Universe Albania 2023, në një pushim veror që duket më shumë si “lidhje e zyrtarizuar” se sa rastësi turistike.
Prej muajsh, pas ndarjes me Luanën, Krenari ka qenë në qendër të zërave të rrugicave mediatike, por këtë herë nuk ka më vend për dyshime. Pamjet flasin vetë. Një tjetër vajzë publike në krahët e të njëjtit emër: Çoçaj, që duket se po ndërton një koleksion emocionesh të katalogut VIP.
Nuk ka më asnjë dyshim: Krenar Çoçaj është kthyer në një Casanova të vërtetë shqiptar. Ai nuk ndalet. Zemrat thyhen, kapërcimet bëhen në heshtje, dhe çdo lidhje e re është më e bujshme se e mëparshmja. E në këtë rrugëtim, ka lënë pas edhe të famshmin Mir Pepa, i njohur si “don Zhuani” i errësirës, i klubeve, i cili pasi i josh i kërcënon me video intime.
Që të mos zgjatemi shumë:
Urime çiftit të ri! Dashuria është verbëri, por kur ndodh në Ibiza, me një Miss në krah dhe një biznesmen me histori sentimentale që mund t’i konkurrojë serialet turke, kjo s’është thjesht dashuri. Është skenar për tituj.
Nëse do i shpëtonin paparacëve, ndoshta do e quanim “shoqëri pushimi”. Por tani, me një provë si kjo; edhe vetë Luana ka marrë vesh me kë ka përfunduar ish-i saj.