Kreshnik Gjergji feston ditëlindjen, Dafina Zeqiri emocionon me urimin: Ma ndryshove jetën

2

Kreshnik Gjergji, bashkëshorti i këngëtares së njohur Dafina Zeqiri, feston sot ditëlindjen, dhe urimi më emocionues ka ardhur pikërisht nga partnerja e tij e jetës.

Artistja ka ndarë me ndjekësit një moment shumë të veçantë: një fotografi nga salla e lindjes, vetëm pak ditë pasi çifti u bënë prindër për herë të parë.

Në përshkrimin e fotografisë, Dafina ka shprehur mirënjohjen dhe dashurinë e thellë për Kreshnikun, duke e quajtur “njeriun që ia ndryshoi jetën përgjithmonë”.

“Shoku jem ma i mirë, burri jem dhe baba i djalit tonë. Të dua pafund”, ka shkruar ajo me emocion.

Çifti u bekua së fundmi me ardhjen në jetë të djalit të tyre të parë, të cilin e kanë quajtur Daskani, një emër i veçantë që përfaqëson një fillim të ri dhe një kapitull të paharrueshëm në jetën e tyre.

Urimi i Dafinës është komentuar gjerësisht në rrjet, duke prekur zemrat e fansave dhe duke treguar edhe një herë lidhjen e fortë dhe dashurinë e sinqertë mes tyre.