Kreshniku dhe Dafina zbulojnë kuptimin e emrit të djalit: Daskan është gjak ilir

4

Dy ditë pas ardhjes në jetë të djalit të tyre, Dafina Zeqiri dhe partneri i saj Kreshnik Gjergji kanë ndarë me publikun një detaj domethënës dhe emocional: kuptimin e emrit të të birit, Daskan – një emër i veçantë që menjëherë ka ngjallur kuriozitet dhe komente në rrjetet sociale.

Përmes një postimi, Kreshniku ka shpjeguar domethënien e këtij emri të rrallë: “Daskan – emër me rrënjë ilire, që mbart forcën e burrërisë, nderit dhe udhëheqjes. Një emër që tingëllon lashtësi, si zëri i një prijësi fisnor. Daskan është emër – është krenari, është gjak ilir”.

Kjo zgjedhje nuk është bërë rastësisht. Për çiftin, emri Daskan përfaqëson më shumë se një identitet, është një lidhje e gjallë me historinë, kulturën dhe krenarinë shqiptare.

Një emër që, sipas tyre, bart në vetvete trashëgiminë e të parëve dhe aspiratat për një brez të ri që e njeh dhe e mbron origjinën e vet.

Ky detaj i ndarë nga Kreshniku është pritur me shumë pozitivitet nga fansat e çiftit, duke e bërë Daskan një nga emrat më të komentuar të momentit në rrjet.