Krim në familjen shqiptare në Greqi, 40-vjeçari vret në hyrje të pallatit bashkëshorten dhe arratiset!

2
krim-ne-familjen-shqiptare-ne-greqi,-40-vjecari-vret-ne-hyrje-te-pallatit-bashkeshorten-dhe-arratiset!
Krim në familjen shqiptare në Greqi, 40-vjeçari vret në hyrje të pallatit bashkëshorten dhe arratiset!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Volosit në Greqi, ku një 40-vjeçar shqiptar ka vrarë gruan e tij 36-vjeçare, me të cilën kishte katër fëmijë dhe më pas është arratisur.

Sipas mediave greke, krimi ndodhi në ndërtesën ku jetonte familja, në rrugën Konstanda. Mësohet se sherri mes tyre filloi brenda apartamentit dhe vazhdoi në hyrje të ndërtesës.

Më pas 40-vjecari dyshohet se e vrau gruan e tij, gjithashtu shqiptare, me një mjet të mprehtë dhe menjëherë më pas u largua nga vendi i ngjarjes duke vrapuar përmes rrugës Gladstonos.

Ndërkohë Policia ka nisur një operacion për kapjen e tij, ndërsa zona është rrethuar nga forca të shumta policore dhe në vendngjarje ndodhen gjithashtu ambulanca dhe mjeku ligjor.

Sipas raportimeve nga protothema.gr, nuk kishte histori të dhunës familjare midis çiftit.

Hetimet janë në zhvillim e sipër, ndërsa autoritetet po përpiqen të zbulojnë shkaqet që çuan në këtë vrasje të një gruaje.