“Krimi mund të jetë porositur nga të tjerë”/ Atentati në Shkodër, gazetarja raporton detaje: Gila vrau të pafajshëm…

2
“krimi-mund-te-jete-porositur-nga-te-tjere”/-atentati-ne-shkoder,-gazetarja-raporton-detaje:-gila-vrau-te-pafajshem…
“Krimi mund të jetë porositur nga të tjerë”/ Atentati në Shkodër, gazetarja raporton detaje: Gila vrau të pafajshëm…

Dy të vrarë dhe dy të plagosur, ishte bilanci pas të shtënave me armë në një lokal pranë bashkisë në Shkodër. Autor i krimit 29-vjeçari Ragip Gila u arrestua nga policia.

Të vrarë në këtë ngjarje mbetën Armando Pali, dhe Liridon Kraja, truproja e Erogen Brajoviç. Ndërsa autori i dyshuar i krimit në dëshminë e tij ka thënë se objektivi ishte Erogen Vaso.

Policia ka kryer kontrolle në lagjen Kiras në Shkodër. Gazetarja Etleva Delia në një intervistë televizive, tha se të dhënat e deritanishme flasin për një krim që mund të jetë porositur.

Ndërsa shtoi se duhet parë të gjitha të dhënat dhe hetimet duhet të jenë të hollësishme për të hedhur dritë mbi krimin.

“Të dhënat flasin për një krim që mund të jetë porositur nga persona të tjerë. Por për sa kohë nuk thuhen motivet konkrete, gjithmonë lindin dyshimet nëse po thotë apo jo të vërtetën. Nga aq sa prodhojë ngjarja e sotme rezultoi amator, por ishte e rëndë sepse Ragip Gila vrau dy persona të pafajshëm dhe jo objektivin. Por duhet parë edhe fakti që me kë ka qëndruar gjatë kohës kur ishte në burg”, tha më tej ajo.