Kristjan Asllani zyrtarisht te Torino, mesfushori shqiptar vesh fanellën nr. 32

2
kristjan-asllani-zyrtarisht-te-torino,-mesfushori-shqiptar-vesh-fanellen-nr.-32
Kristjan Asllani zyrtarisht te Torino, mesfushori shqiptar vesh fanellën nr. 32

Kristjan Asllani është lojtari më i ri që iu bashkua Torinos, me një marrëveshje huazimi nga Interi, e cila përfshin edhe opsion blerjeje përfundimtare. Lajmi u konfirmua zyrtarisht nga klubi piemontez:

“Torino Football Club është i lumtur të njoftojë se ka siguruar të drejtën e shërbimeve sportive të Kristjan Asllanit nga Interi, në formë huazimi me opsion për blerje përfundimtare. Të gjithë në klub e mirëpresin Kristjanin me një përshëndetje të ngrohtë: punë të mbarë dhe Sempre Forza Toro!”

Mesfushori shqiptar, i lindur më 9 shtator 2002, do të mbajë fanellën nr.32 dhe pritet të japë një kontribut të rëndësishëm në mesfushën e Torinos për sezonin 2025-2026.

Gjatë kohës së tij tek Interi, Asllani ka luajtur 65 ndeshje zyrtare në Serinë A, duke shënuar tre gola.

Në Champions League është aktivizuar në 19 raste dhe në Kupën e Italisë në shtatë takime duke shënuar një golStatistikat e tij tregojnë një mesatare premtuese pasimesh për ndeshje dhe aftësi të shkëlqyera në kontrollin e topit dhe shpërndarjen e tij në mesfushë, duke e bërë atë një alternativë të vlefshme për skuadrën e Torinos.

Ky transferim tregon besimin e klubit piemontez te potenciali i Asllanit dhe pritet të jetë një shtesë kyçe për të forcuar mesfushën dhe për të sjellë kreativitet në lojën e Torinos.