Krizë në martesën e Dafina Zeqirit?

5

Është përfolur se Dafina Zeqiri ka ndarë rrugët me menaxherin e saj, e se ka probleme në çifti.

Këtë, e ka vërtetuar edhe Prive Klan Kosova.

Në rrethin profesional e personal të Dafina Zeqirit po fryjnë erëra të forta ndryshimi.

Sipas burimeve të Prive Klan Kosova, këngëtarja ka prishur raportet me dy nga bashkëpunëtorët e saj më të ngushtë, menaxherin Pëllumb Çitaku dhe Dj Dandara.

Kjo është reflektuar edhe në rrjetet sociale, ku Dafina nuk i ndjek asnjërin prej tyre.

Por nuk mbaron këtu. Jeta personale e Dafina Zeqirit nuk është në ditët më të mira.

Po nga burimet e Prive Klan Kosova, bëhet e ditur se Dafina dhe burri i saj, Kreshnik Gjergji po përballen me probleme serioze në marrëdhënie.