
Duket se retë e zeza kanë zbritur mbi çiftin e njohur Shpat Kasapi dhe bashkëshorten e tij, Selvijen.
Burime të Prive tregojnë se martesa e tyre është në një krizë serioze ndoshta edhe e mbaruar.
Kjo kuptohet edhe në rrjete sociale.
Selvija postoi në InstaStory një mesazh emocional, duke lënë të kuptohet se po kalon një periudhë shumë të vështirë në jetën e saj personale.
Ajo shkruan:
“Po kaloj një periudhë të vështirë në jetë dhe më besoni, nëse unë e kam bërë, mundeni edhe ju! Nuk dua të dëgjoj më ‘Po nuk kam kohë!’, ‘Nuk kam motivim!’ – sepse nuk e keni idenë sa shumë do t’jua ndryshojë jetën. Do t’ju bëjë të zonjat e vetes”.
E ndërkohë që fjalët e saj janë frymëzuese, fansat nuk kanë lënë pa vënë re detajet që flasin më shumë se fjalët: Selvija dhe Shpati nuk ndiqen më në Instagram, dhe kanë fshirë të gjitha fotot e përbashkëta! Një sinjal që flet shumë për statusin e lidhjes së tyre.
Ndërkohë, Selvija po përgatitet për një tjetër hap të rëndësishëm në jetën e saj: publikimin e librit të saj të parë në gjuhën shqipe, me titull “Puno & Fito Online”.
Ajo shprehet se janë vetëm disa procedura të vogla që kanë mbetur dhe shumë shpejt libri do jetë në duart e lexuesve.