Kryeministri shkarkon Ervin Hoxhën nga posti i Ministrit të Brendshëm, do të drejtohet për herë të parë nga një grua

1
kryeministri-shkarkon-ervin-hoxhen-nga-posti-i-ministrit-te-brendshem,-do-te-drejtohet-per-here-te-pare-nga-nje-grua
Kryeministri shkarkon Ervin Hoxhën nga posti i Ministrit të Brendshëm, do të drejtohet për herë të parë nga një grua

Kryeministri Edi Rama, ka shkarkuar nga posti i Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxhën dhe ka lajmëruar se do të drejtohet për herë të parë nga një grua.

Rama: Ministrja e Brendshme duhet të ngrihet në lartësi të re dhe do drejtohet për herë të parë nga një grua.
Fokusimi i ministrave të Brendshëm te Policia dhe punët e brendshme, ne sot në kaq vite jemi i vetmi vend pa sistem modern funksional adresash në botë dhe jo në rajon. Ministri i brendshëm nuk duhet të jetë vetëm police. Ku nuk kemi adresa, por kemi “te Pallati me shigjeta”.

Nuk kemi sistem zjarrfikësish, e kjo ndodh sepse janë lënë të gjitha gjërat në rrugë dytësore. Problemi tjetër janë zjarret, që kanë dalë gjithandej dhe kanë ardhur edhe tek ne. Ndodh natyrshëm kur Policia ishte si çeta e ministrit të Brendshëm kur kishte 100 vrasje e kusur në ditë dhe kjo ishte e natyrshme. Ose kur policëve u mbaronte karburanti rrugëve dhe kur ministrat bënin policët.