Kthehet projekti i Fifit dhe Eglit, ndjekësit kritikojnë artistet

4

Fifi dhe Egli kanë rikthyer këngët e tyre në të gjitha platformat digjitale, pak pasi emri i Eglit u zhduk edhe në vendin e fundit ku kishte mbetur – Spotify.

Zhvillimi pasoi dy ditë heshtje për zhdukjen e këngës për të cilën Prive zbuloi detaje pranë artisteve.

Dyshja kanë pasur sherr dhe mospajtime për çështje menaxhimi dhe fitimeve duke bërë që e gjitha të kulmojë me fshirjen pa shpjegim të projekteve pak ditë nga publikimi.

Por, rikthimi i këngës nuk është pritur mirë nga ndjekësit.

Kjo pasi një pjesë e madhe e tyre në komente i kanë akuzuar se ishte lëvizje e bërë për t’u përfolur.