Kthjellime dhe vranësira kalimtare, ja parashikimi i motit për sot dhe sa do të shkojnë temperaturat

3
kthjellime-dhe-vranesira-kalimtare,-ja-parashikimi-i-motit-per-sot-dhe-sa-do-te-shkojne-temperaturat
Kthjellime dhe vranësira kalimtare, ja parashikimi i motit për sot dhe sa do të shkojnë temperaturat

Dita e sotme do të karakterizohet nga ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të vendit.

Megjithatë, sipas njoftimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak nuk do të mungojnë alternime vranësirash, veçanërisht gjatë orëve të pasdites, por pa sjellë reshje.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – jug, me një shpejtësi mesatare prej 6 metra për sekondë. Në zonat luginore dhe përgjatë bregdetit, era pritet të intensifikohet përkohësisht, duke arritur deri në 8 metra për sekondë.

Sa i përket detit, valëzimi do të jetë i ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë, çka krijon kushte të favorshme për lundrim dhe aktivitet detar.