Kthyen fermën në prodhimtari droge/ Kultivonin kanabis me vlerë gati 2 milionë paund, vihen në pranga tre shqiptarë…

2
kthyen-fermen-ne-prodhimtari-droge/-kultivonin-kanabis-me-vlere-gati-2-milione-paund,-vihen-ne-pranga-tre-shqiptare…
Kthyen fermën në prodhimtari droge/ Kultivonin kanabis me vlerë gati 2 milionë paund, vihen në pranga tre shqiptarë…

Gjatë seancës së zhvilluar ditën e sotme të tre shqiptarët u paralajmëruan se do të përballen me dënime të gjata me burgim muajin e ardhshëm. Ndërkohë, fabrika e kultivimit të kanabisit ishte ngritur në Brighthouse-in e vjetër, një njësi e mbyllur në Qendrën Tregtare Forum, e cila ishte e braktisur në qytetin e Irvine.

Tre shqiptarë janë vënë në pranga në Skoci, pasi policia vendase zbuloi një fermë kanabisi me vlerë gati 2 milionë paund në një dyqan të braktisur në Irvine. Elton Skënderi, 30 vjeç, Gjovalin Toma, 31 vjeç, dhe Eduard Daja, 39 vjeç, pranuan se ishin të përfshirë në prodhimin e drogës së klasit B. Mijëra bimë u sekuestruan bastisjes në ish-dyqanin Brighthouse në qytet në shtator të vitit të kaluar.

Policia mbërriti në vendngjarje pasi u njoftua për vendndodhjen nga Scottish Power, i cili kishte shprehur shqetësime në lidhje me “përdorimin e energjisë” në ambientet e ndërtesës.

“Hyrja u bë me forcë dhe u zbuluan mijëra bimë kanabisi në dy kate”, shpjegoi prokurori Steëart Ronnie. Ishte e njëjta strukturë e sofistikuar në njësitë fqinje, të cilat policia bastisi gjithashtu. Kishte një derë të fortifikuar për të ndaluar autoritetet të hynin brenda, së bashku me kamera sigurie të montuara jashtë. Kishte edhe atë që përshkruhej si “hapësirë jetese”, e cila përfshinte një dhomë gjumi, një zonë gatimi, një ngrohës elektrik, si dhe tavolina dhe karrige, shkruajnë mediat vendase.

Gjatë bastisjes u sekuestruan gjithsej 3,058 bimë kanabisi. Prokurori Ronnie tha se droga kishte një vlerë midis 611,600 dhe 1,834,800 paund. Për të zbuluar se kush ishte i përfshirë, oficerët folën me një dëshmitar i cili kishte parë rregullisht disa persona të huaj që shfaqeshin në qendrën tregtare në orët e para të mëngjesit shumicën e ditëve të javës. Dëshmitari është shprehur se një furgon i bardhë mbërrinte aty dhe burrat shiheshin me qese të zeza për mbeturinat në duar.

Skënderi dhe Toma u ndaluan nga policia natën e bastisjes pasi u kapën teksa përpiqeshin t’i iknin policisë, ndërsa Daja u kap të nesërmen pasi u pa duke dalë nga dalje emergjence në qendrën tregtare. Ai pretendoi se kishte qenë duke fjetur në ndërtesë.

Provat e gjurmëve të gishtërinjve dhe ato mjeko-ligjore u përdorën më vonë për të lidhur më tej Skenderin dhe Dajën me vendin e krimit. Kjo përfshinte ADN-në e të dyve të gjetur në makinat e prerjes së flokëve të zbuluara atje.

Bëhet me dije po ashtu se Daja ishte dënuar me tetë muaj burg për një vepër të ngjashme në maj 2023 në Gjykatën e Kurorës së Leeds. Ai gjithashtu kishte marrë një urdhër dëbimi dhe u kthye në Tiranë në Shqipëri në korrik 2023 sipas Skemës së Kthimeve të Lehtësuara. Por, ai u rikthye sërish në vend dhe gjithashtu iu rikthye krimit.

Në seancën e sot 39-vjeçari pranoi dhe akuzën për shkelje të urdhrit të dëbimit. Toma kishte edhe një dënim të mëparshëm për kultivim kanabisi dhe ishte dënuar me 14 muaj burg në Leeds në vitin 2022. Ai u urdhërua gjithashtu të kthehej në Shqipëri, por më pas kërkoi azil dhe çështja mbetet ende aktive. Treshja u lanë në paraburgim ndërsa dënimi u shty për shkak të raporteve.

after content