Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për 2 shtetas të mitur.
Dy të miturit dyshohet se kanë dëmtuar disa banka dhe sende, në shkollën 9-vjeçare në fshatin Buzaishtë.
Në pamjet e siguruara shihet se si janë shkatërruar ambientet e brendshme të shkollës, si dhe janë dëmtuar karriget ndërsa në dysheme shihen të shpërndara edhe disa dokumente.