Kujdes/ Sëmundja e zakonshme që kërcënon ata që nuk konsumojnë mëngjes, dhe hanë vonë natën

3
kujdes/-semundja-e-zakonshme-qe-kercenon-ata-qe-nuk-konsumojne-mengjes,-dhe-hane-vone-naten
Kujdes/ Sëmundja e zakonshme që kërcënon ata që nuk konsumojnë mëngjes, dhe hanë vonë natën

Osteoporoza është një nga sfidat më serioze të shëndetit publik, pasi rrit ndjeshëm rrezikun e frakturave në legen, shpinë dhe gjymtyrët e sipërme.

Deri më sot, ne dimë se zakone të tilla si pirja e duhanit, mungesa e gjumit dhe konsumimi i tepërt i alkoolit janë të lidhura ngushtë me osteoporozën.

Përveç këtyre, faktorë që nuk mund të modifikohen, siç janë mosha, gjinia, historia familjare dhe marrja e disa medikamenteve, janë gjithashtu të lidhur me osteoporozën.

Në këtë kontekst, një studim i botuar në Journal of the Endocrine Society u përpoq t’i përgjigjej një pyetjeje thelbësore: A luajnë rol zakonet dietike ? Dhe nëse po, cilat i rrisin shanset?

Zakonet “e dëmshme” të të ngrënit

Studiuesit analizuan të dhënat nga 927.130 të rritur mbi moshën 20 vjeç (45.3% burra, 54.7% gra), të cilët u ndoqën për një mesatare prej 2.6 vitesh.

Ajo që ata zbuluan ishte se, ndër të tjera, anashkalimi i mëngjesit dhe ngrënia e vakteve vonë në mbrëmje rriti rrezikun.

Pse ka rëndësi ushqyerja

Sipas studiuesve, anashkalimi i mëngjesit dhe koha e papërshtatshme e darkës mund të ndikojnë në shëndetin e kockave përmes:

Çrregullime hormonale (kortizoli, stresi oksidativ). Marrje më e ulët e lëndëve ushqyese thelbësore, siç janë kalciumi dhe vitamina D.

Më konkretisht, anashkalimi i mëngjesit shoqërohet me një konsum më të ulët të vitaminës D dhe kalciumit, dy elementë thelbësorë për dendësinë e kockave.

Gjithashtu, si mëngjesi ashtu edhe koha e vakteve ndikojnë në ritmin cirkadian të trupit, “orën tonë biologjike”, e cila lidhet drejtpërdrejt me shëndetin e kockave.

Ata që anashkalonin mëngjesin dhe/ose hanin darkë vonë natën kishin më shumë gjasa të përjetonin gjumë të pamjaftueshëm, gjë që përforcon teorinë e çrregullimit të ritmit cirkadian.

Vlen të përmendet se gratë, të moshuarit dhe ata me indeks të masës trupore më të ulët janë ndër grupet më të prekshme. Megjithatë, zakonet e pashëndetshme rrisin rrezikun në të gjitha grupet e popullsisë, pavarësisht nga gjinia dhe mosha.