Kukës, izolohet zjarri në fshatin Bele të Parkut “Korab-Koretnik”

3
kukes,-izolohet-zjarri-ne-fshatin-bele-te-parkut-“korab-koretnik”
Kukës, izolohet zjarri në fshatin Bele të Parkut “Korab-Koretnik”

Në qarkun e Kukësit, një vatër zjarri e shfaqur pasditen e së mërkurës në zonën pyjore të fshatit Bele, pjesë e Parkut Kombëtar “Korab-Koretnik”, është izoluar plotësisht.

Sipas Prefekturës, flakët janë vënë nën kontroll dhe po mbahen nën monitorim nga strukturat e bashkisë për të garantuar shuarjen e tyre të plotë. Në operacion u angazhuan dhjetëra punonjës zjarrfikës, ekipe të emergjencave civile të Bashkisë Kukës dhe punonjës të zonave të mbrojtura, ndërsa banorët e zonës ndihmuan në frenimin e përhapjes së zjarrit.

Në bashkitë Tropojë dhe Has nuk janë raportuar situata emergjente. Vetëm gjatë kësaj jave, në qarkun e Kukësit janë evidentuar tre raste zjarresh.

after content