Kurti viziton në spital Osman Azemin: “Buqetë me lule për shëndet të mirë, e ‘stupci’ për të larguar të ligat”

1
kurti-viziton-ne-spital-osman-azemin:-“buqete-me-lule-per-shendet-te-mire,-e-‘stupci’-per-te-larguar-te-ligat”
Kurti viziton në spital Osman Azemin: “Buqetë me lule për shëndet të mirë, e ‘stupci’ për të larguar të ligat”

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot në spital aktorin e njohur Osman Azemi, i cili është duke marrë trajtim mjekësor.

Pas vizitës, Kurti ka ndarë një fotografi me aktorin në rrjetet sociale, duke e shoqëruar me një urim përzemër dhe plot humor.

“Buqetë me lule për shëndet të mirë, e ‘stupci’ për të larguar të ligat. Të paçim gjatë, Osman Azemi!”, ka shkruar Kurti, duke përdorur një shprehje karakteristike që i përshtatet stilit komik të Azemit.

Postimi është pritur me komente të shumta pozitive, ku qytetarë nga mbarë vendi kanë uruar shërim të shpejtë për aktorin e dashur të humorit kosovar.

Osman Azemi është një nga figurat më të njohura dhe të dashura të skenës artistike në Kosovë, i njohur për rolet e tij në serialet humoristike si “Stupcat” dhe shumë të tjera.