Kush është vajza që po e ledhaton Gjestin?

4

Prej disa ditësh, emri i Gjestit është rikthyer në qendër të vëmendjes, pasi në media dhe rrjete sociale po qarkullojnë lajme për një lidhje të mundshme dashurie.

Gjithçka nisi kur artisti publikoi në profilin e tij një fotografi misterioze, ku shihet dora e një vajze, teksa identiteti i saj mbetet ende i panjohur. Kjo mjaftoi që rrjeti të shpërthente me aludime dhe komente për një romancë të re në jetën e tij.

Por, sipas burimeve të afërta me artistin, fotografia nuk është aspak një konfirmim i ndonjë lidhjeje, por thuhet se vjen drejtpërdrejt nga xhirimet e klipit të tij më të ri, që është aktualisht në përgatitje.

Gjesti është duke punuar në një projekt të ri muzikor me skena të kuruara deri në detaje, dhe pikërisht kjo foto është pjesë e një sekuence të klipit që pritet të dalë së shpejti.

Megjithatë, asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht nga vetë ai, duke lënë gjithçka në kuadrin e misterit.

A është fjala për një romancë të vërtetë apo për një skenë artistike që do të zbulohet në videoklip? Pritet që projekti i ri të zbulojë më shumë se sa thotë një imazh i vetëm.