Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli akuzoi mazhorancën për shkelje flagrante të Kushtetutës që në seancën e parë të kësaj legjislature.
Topalli: Përpara se të fillonte seanca e parë dhe e dytë të gjithë deputetet janë betuar mbi këtë kushtetutë. Pasi janë betuar kanë filluar shkeljen e saj në mënyrën më brutale. Këtu nuk shpëtoni as ju, futja në rendin e ditës e një dekreti antikushtetues që ngjante më shumë se një meme është gjeja më antikushtetuese. Mund të pyesni Gramoz Ruçin a ka ndodhur ndonjëherë që të përfshihet në rendin e ditës në dekretin e presidentit një lodër teknologjike. Pyeteni Gramoz Rucin a ka ndodhur që në tre dekada, dita e para e legjislacionit të fillojë me ndryshimin e rregullores pa konsensus.
vijon