Policia e Tiranës ka vënë në pranga Shkëlqim Krrashin, 61 vjeç, i cili akuzohet se e kishte shndërruar banesën e tij në Yzberisht në një “laborator” droge.
Sipas burimeve hetimore, Krrashi përgatiste lëndët narkotike në shtëpi dhe më pas i shpërndante në zonë. Hetimet zbuluan se ai siguronte kanabisin dhe vajin e tij nga Maqedonia e Veriut, ndërsa kokainën e tregtonte me doza të vogla. Në të njëjtën kohë, kanabisin dhe vajin narkotik i shiste me shumicë.
Policia theksoi se 61-vjeçari nuk kishte precedentë penalë më parë, por aktiviteti i tij i paligjshëm është zbuluar pas një operacioni të mirëorganizuar në terren.