Ky është Besmir Kumria, 32-vjeçari i cili u vra me thikë pas konfliktit për një kanal vaditës

1
ky-eshte-besmir-kumria,-32-vjecari-i-cili-u-vra-me-thike-pas-konfliktit-per-nje-kanal-vadites
Ky është Besmir Kumria, 32-vjeçari i cili u vra me thikë pas konfliktit për një kanal vaditës

Personi në foto është 32-vjeçari Besmir Kumria, i cili u godit me thikë për vdekje nga 25-vjeçari Xhesion Toromeni. Kumria punonte në Himarë dhe kishte ardhur në vendlindje për të përcjellë bashkëshorten e tij, e cila ishte nisur për në Gjermani ku kishte gjetur punë si infermiere. Ngjarja ndodhi në një lokal në fshatin Kryekuq të Divjakës, ku 32-vjeçari ka qenë nën shoqërinë e miqve të tij.

Autori është afruar dhe ka qëlluar me thikë, duke i shkaktuar vdekjen. Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasi familjet e tyre kanë pasur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat. Pas vrasjes, autori u largua, por u kap pas disa orësh ndjekjeje nga shërbimet operacionale të Fierit./ZËRI