Ky është momenti magjik në dasmën e Engjëllushes, nuk duhet ta humbisni

4

Engjëllusha dhe bashkëshorti i saj kurorëzuan dashurinë e tyre me një moment të paharrueshëm, prerjen e tortës së dasmës.

Të rrethuar nga familjarë, miq dhe të afërm të dashur, çifti ndau këtë çast të veçantë duke treguar qartë dashurinë dhe lidhjen e fortë që i bashkon.

Momenti kur të dy bashkë vendosën duart mbi thikë dhe prenë copën e parë të tortës u shoqërua me duartrokitje, buzëqeshje dhe emocione, shkruan Kosovarja.