LAJM I FUNDIT/ Serbi-Shqipëri mund të mos luhet në Beograd, zyrtari i FSS: Po mendojmë që të shkojmë në …

2
lajm-i-fundit/-serbi-shqiperi-mund-te-mos-luhet-ne-beograd,-zyrtari-i-fss:-po-mendojme-qe-te-shkojme-ne-…
LAJM I FUNDIT/ Serbi-Shqipëri mund të mos luhet në Beograd, zyrtari i FSS: Po mendojmë që të shkojmë në …

Serbia pësoi një humbje të thellë në kualifikimet për Kampionatin Botëror, duke u mposhtur në Beograd nga Anglia me rezultatin e rëndë 5-0.

Skuadra serbe mori një goditje të rëndë në garën për vendin e dytë që po zhvillon me Shqipërinë, ku sigurohet një vend në play-off.

Përballja me Kombëtare tonë, e cila mund të vendosë fatin e Serbisë në këto kualifikime, është parashikuar të zhvillohet pas një muaji.

Fillimisht ishte planifikuar të luhej në stadiumin “Rajko Mitić” në Beograd, por Federata e Futbollit të Serbisë po shqyrton mundësinë e zhvendosjes së ndeshjes në stadiumin e Leskovcit.

“Për tri javë kemi grumbullimin për ndeshjen më të rëndësishme në këto kualifikime, përballjen me Shqipërinë, e cila do të vendosë se kush do të shkojë në play-off. Kjo është prioriteti ynë absolut. Kemi lojtarë që aktivizohen në klube e liga të forta, lojtarë që dinë të kënaqin kombin dhe besoj se do ta bëjnë edhe kësaj radhe”, tha Branko Radujko, sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Serbisë, për Tanjug.

Ai shtoi se dëshira e Federatës është që ndeshja të luhet në Leskovc, një qytet ku Serbia shpesh është përgatitur në qetësi: “Leskovci është një mjedis ku kombëtarja është përgatitur gjithmonë në qetësi, ku është pritur me mbështetje të pakursyer në një atmosferë jashtëzakonisht pozitive dhe ku ka regjistruar disa rezultate shumë të rëndësishme pozitive. Besoj se në periudhën e ardhshme do të luajmë në Leskovc”. /Koha Jonë/