Avokatët e Ilir Metës kanë braktisur seancën në GJKKO ku togat e zeza do të merrnin vendim lidhur me fatin e ish-Presidentit.
Përfaqësuesit ligjorë të Metës kishin kërkuar lirimin e tij nga qelia, por sipas avokatëve vendimi i togave të zeza ishte i parapërcaktuar.
Avokati i ish-Kreut të Shtetit u shpreh se prokuroria kërkoi qëndrimin në burg të Metës dhe sipas tij kjo do të aprovohet nga GJKKO.
“Me mua këta gjykatës nuk kanë shanse të tallen, duhet ti kthehen ligjshmërisë.
I thashë gjyqtarit do të largohem sepse ju vendimin e keni marrë. Prokurori kërkoi rrëzimin dhe Gjykata do ta rrëzojë”, tha avokati.