
Një nga çiftet më të dashur të edicionit të fundit të Big Brother VIP Kosova, Lela Seferi dhe Leonard Gashi, vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes me romancën e tyre që po lulëzon edhe jashtë shtëpisë së famshme.
Sot, Lela feston ditëlindjen, dhe urimi i veçantë i Leos ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale. Ai ka publikuar një fotografi të ëmbël me të dashurën e tij, ku të dy shfaqen të lumtur dhe të përqafuar, ndërsa krahas saj shkruan:
“Happy Birthday Amore
T’i uroj prej zemrës që krejt dëshirat e andrrat e tua t’u plotësohen. Jam shumë falënderues që të kam në jetën time.
Ti amo”, shkruan Leo, duke e shoqëruar postimin me një emoji zemre.
Lela dhe Leo po dëshmojnë se dashuria e tyre nuk ishte thjesht një lidhje televizive, por një ndjenjë e sinqertë që po rritet dita-ditës, shkruan Kosovarja.