
Lela dhe Leo romancën e tyre e filluan brenda mureve të ‘Big Brother VIP Kosova’ e që po e vazhdojnë edhe sot.
Ajo pak me parë ka ndar me ndjekësit një moment teksa shihet duke i dhuruar një përqafim Leos në dhomën e grimit.
Duket se Lela po i kujton momentet në shtëpinë më të famshme si momentet më të bukura të jetës.
Lela dhe Leo duket se po e forcojnë gjithnjë e më shumë lidhjen e tyre, ndërsa kujtimet nga “BBVK” mbeten një pjesë e rëndësishme e historisë së tyre të dashurisë.