Loja virale përfundon me vdekje, fëmija qëllohet se i ra ziles së një dere

1
loja-virale-perfundon-me-vdekje,-femija-qellohet-se-i-ra-ziles-se-nje-dere
Loja virale përfundon me vdekje, fëmija qëllohet se i ra ziles së një dere

Një burrë 42-vjeçar në Hjuston të Teksasit është akuzuar për vrasje, pasi dyshohet se qëlloi me armë zjarri një djalë 11-vjeçar, i cili kishte rënë ziles së derës dhe ishte larguar me vrap.

Viktima, Julian Guzman, po luante lojën e njohur si “ding dong ditch”, një trend i rrjeteve sociale ku fëmijët bien ziles së derës dhe largohen.

Ngjarja ndodhi të shtunën, pak para orës 23:00, sipas kohës lokale.

Sipas Departamentit të Policisë së Hjustonit, Guzman u qëllua në shpinë teksa vraponte larg një prej shtëpive. Ai u dërgua në spital, por ndërroi jetë të dielën.

Autori i dyshuar, Gonzalo Leon Jr, u arrestua të martën dhe u dërgua në burgun e Qarkut Harris. Policia theksoi se të shtënat nuk po trajtohen si vetëmbrojtje.

Një dëshmitar deklaroi për mediat lokale se “dikush doli me vrap nga shtëpia dhe qëlloi drejt fëmijëve që po largoheshin”.

Kjo nuk është hera e parë që shakatë me zilen e derës përfundojnë tragjikisht.

Raste të ngjashme janë raportuar më parë në Virxhinia dhe Kaliforni, ku persona të armatosur kanë qëlluar ose përplasur me makinë të rinj që po bënin video për TikTok.