Lot dhe frikë mes flakëve në Delvinë! Vajzat nga emigrimi i kërkojnë të atit të largohet, familjarët s’pranojnë të ikin

1
lot-dhe-frike-mes-flakeve-ne-delvine!-vajzat-nga-emigrimi-i-kerkojne-te-atit-te-largohet,-familjaret-s’pranojne-te-ikin
Lot dhe frikë mes flakëve në Delvinë! Vajzat nga emigrimi i kërkojnë të atit të largohet, familjarët s’pranojnë të ikin

Një familje në Delvinë nuk pranon të largohet nga banesa e saj, edhe pse zjarri po i afrohet zonës.

Ata kanë nisur të presin pemët pranë shtëpisë që të minimizojnë rrezikun e zjarrit. Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve ata po qëndrojnë në oborrin e shtëpisë.

“Nuk kemi ku të shkojmë”, thotë njëri prej tyre i pyetur nga gazetarja e Top Channel, Kristi Gongo.

Ndërsa foli për mikrofonin e Top Channel, Arjan Zejnati po komunikonte me dy vajzat në emigrim, të cilat i kërkonin që të largohej nga banesa.

after content