

Prezantuesja, këngëtarja dhe një nga figurat më të dashura të ekranit shqiptar, Luana Vjollca, feston sot një nga ditët më të veçanta të vitit – ditëlindjen e saj.
Këtë 2 shtator, Luana mbush plot 34 vjet, dhe si gjithmonë, edhe këtë herë dita ka nisur në mënyrën më të bukur të mundshme: me dashuri, surpriza dhe emocione të forta.
Moderatorja, e cila prej vitesh është një ndër figurat më të ndjekura dhe më të komentuara në mediat sociale dhe jo vetëm, ka zgjedhur që këtë ditë ta kalojë në një ambient të qetë dhe luksoz, larg zhurmës së qytetit, në një vilë ku po qëndron aktualisht.
E gjithë atmosfera është përshkuar nga pozitiviteti dhe përkujdesja e njerëzve të afërt të saj, të cilët janë kujdesur për t’i dhuruar një mëngjes ndryshe nga të zakonshmit.
Në videot dhe pamjet që kanë qarkulluar së fundmi në rrjet, Luana shihet teksa zgjohet nga gjumi përballë një surprize të menduar me shumë detaje.
Dhoma është zbukuruar me balona, lule dhe elementë festues, që i japin ambientit një ndjesi të ngrohtë dhe festive. Ndonëse sapo e zgjuar, moderatorja nuk i fsheh emocionet e saj, duke shpërthyer në buzëqeshje dhe falënderime për surprizën që i është organizuar.
Ajo që ka rënë veçanërisht në sy ka qenë paraqitja fizike e Luanës, e cila edhe në orët e para të mëngjesit duket në super formë.
E veshur me një robdishan të lehtë, ajo ka tërhequr vëmendjen me linjat e saj trupore të cilat komentohen shpesh në mediat sociale.
Ndjekësit dhe fansat e saj e kanë përgëzuar jo vetëm për paraqitjen, por edhe për energjinë pozitive që transmeton çdo herë që shfaqet në publik.
Urimet për ditëlindjen e saj kanë qenë të shumta, nga kolegë të ekranit, figura publike, miq të ngushtë, si dhe mijëra ndjekës që e ndjekin dhe e mbështesin në çdo hap të karrierës.
Në rrjetet sociale, Luana ka ndarë disa momente nga festa e mëngjesit dhe nuk ka munguar as një mesazh falënderues për të gjithë ata që i kanë dërguar urime dhe i kanë bërë ditën më të veçantë.
Në këtë moshë, Luana Vjollca vazhdon të mbetet një nga personalitetet më të fuqishme dhe më influente në shoëbiz-in shqiptar.
Me projekte të reja në horizont dhe një prani të vazhdueshme në media, ajo dëshmon se është më e motivuar se kurrë për të vijuar rrugëtimin e saj artistik e profesional. Ditëlindja e 34-të për Luanën duket se është vetëm një tjetër ndalesë në një rrugë të gjatë suksesi./ORAinfo/