Luiz Ejlli tregon se ka kryer një operim: Dhimbja filloi te recepsioni për faturën

4

Këngëtari dhe fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, ka zbuluar së fundmi se është operuar, duke i befasuar ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Lajmi u bë i ditur nga vetë ai përmes një postimi në InstaStory, ku pavarësisht situatës shëndetësore, zgjodhi t’i qaset me humor momentit.

Në një foto të publikuar, Luizi shfaqet me njërën këmbë të fashuar, teksa shkruan: “Gjatë operimit nuk kisha dhimbje, por kur u ndalova tek recepsioni për faturën, aty më filluan krizat”.

Ky koment ironik ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, duke gjeneruar reagime pozitive e mbështetëse nga fansat që janë mësuar ta shohin Luizin si një figurë energjike dhe gjithmonë me nota humori, edhe në situata delikate.

Megjithëse nuk ka bërë të ditur arsyen konkrete të operacionit apo detaje rreth diagnozës, nga fotografia duket se ndërhyrja është kryer në njërën këmbë.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një problem të mëparshëm apo një situatë të papritur mjekësore.

Pas daljes nga Big Brother VIP 2, ku fitoi zemrat e publikut me karizmën, sinqeritetin dhe sensin e humorit, Luizi ka qëndruar aktiv në skenën mediatike, duke realizuar projekte muzikore.

Shfaqjet e tij dhe postimet në rrjete sociale janë vazhdimisht në vëmendje të publikut dhe mediave rozë.