Makina bie në lumë, kalimtarët dhe një infermiere e huaj rikthejnë në jetë shoferin! (PAMJET)

1
makina-bie-ne-lume,-kalimtaret-dhe-nje-infermiere-e-huaj-rikthejne-ne-jete-shoferin!-(pamjet)
Makina bie në lumë, kalimtarët dhe një infermiere e huaj rikthejnë në jetë shoferin! (PAMJET)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Sarandë – Gjirokastër, në afërsi të fshatit Bistricë.

Automjeti i markës “Opel” me targë AA459GJ, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kolektorin e ujit.

Kalimtarë të rastit janë hedhur për të shpëtuar drejtuesin e mjetit duke e nxjerrë nga makina nën ujë. Për fat të mirë aty është gjendur edhe një infermiere e huaj, e cila i ka asistuar menjëherë.

Fillimisht 80 vjeçari nuk ka reaguar, pas frymëmarrjes së dhënë ka reaguar po nuk ka folur. Menjëherë 80 vjeçari Vasillaq Gjini është dërguar në Spitalin e Sarandës, pas plagëve të marra nga rënia.

Sipas bluzave të bardha, pas ndihmës në spital është jashtë rrezikut për jetën. Nga analizat e kryera, rezultoi se 80 vjeçari Vasillaq Gjini drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit.

after content