Makina fluturon jashtë rruge dhe përmbyset, çfarë ndodhi në aksin Tiranë- Elbasan?!

6
makina-fluturon-jashte-rruge-dhe-permbyset,-cfare-ndodhi-ne-aksin-tirane-elbasan?!
Makina fluturon jashtë rruge dhe përmbyset, çfarë ndodhi në aksin Tiranë- Elbasan?!

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Tiranë–Elbasan, në zonën e Dopaj, ku një automjet dyshohet se po lëvizte me shpejtësi mbi normat e lejuara.

Sipas policisë, shoferi humbi kontrollin mbi drejtimin e mjetit, duke u përplasur me barrierat mbrojtëse anësore.

Përplasja ishte e fortë dhe solli përmbysjen e automjetit, duke shkaktuar panik tek drejtuesit e tjerë të mjeteve.

Fatmirësisht, nuk ka të lënduar me pasoja të rënda. Pasagjerët dhe drejtuesi kanë marrë vetëm dëmtime të lehta.

Autoritetet ndodhen në vendngjarje, ndërsa po hetohen shkaqet e aksidentit dhe po menaxhohet trafiku në zonë.